Celebrities Gossip Showbiz

Nga arsyeja pse refuzoi ftesën për në “Big Brother VIP” deri te planet për të zgjeruar familjen, Adelina Tahiri rrëfehet!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi. Këngëtarja bukuroshe shpesh flet me anë të ‘Ask-eve’ me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë.

Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.

E në ‘bisedën e fundit online’ me ndjekësit e saj, ajo gjithashtu i është përgjigjur disa pyetjeve rreth të cilave ata ishin kuriozë. Një ndër to, që me plot gojë mund të themi se ka qenë një ndër pyetjet që VIP-ave së fundmi i është bërë më shpesh, është se përse nuk ka marrë pjesë në “Big Brother”. Bukuroshja tregoi se në fakt ka patur një propozim, por nuk ka pranuar pasi nuk mund të qëndrojë larg djalit dhe bashkëshortit për 3 muaj.

Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do ishte shumë e shëndoshë mos të isha afër tij për muaj kur më së shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetë ndoshta dhe po. P.S. Dhe pa burrin s’do bëja dot, ka 3 javë që s’e kam parë dhe po vuaj! E lëre 3 muaj.

Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon dhe ndoshta mund të dëgjojmë për ndonjë pjesëtar të ri që do i shtohet familjes së saj.

Planifikoj, sigurisht! 

Së fundmi Adelina duket se nuk ka asnjë kompleks të tregojë edhe për ndërhyrjet kirurgjikale që ajo ka kryer. E pyetur nga një ndjekës nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë, këngëtarja është përgjigjur duke i treguar për operacionin e saj në fytyrë.

Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë.