Celebrities Gossip Lancio Music

Nga bashkëpunimi me Stresin e deri te artistët e preferuar shqiptarë, Bala zbulon gjithçka për TAR!

‘Lancio’ padiskutim është një nga emisionet  tuaja më të dashura muzikore ku nga e hëna në të premte mund të dëgjoni muzikën më të mirë shqiptare dhe të huaj. Por, jo vetëm kaq pasi dhe shumë të ftuar duke filluar nga artistë të rinj e deri te ata më të afirmuarit bëhen pjesë e emisionit duke na treguar më shumë nga jeta e tyre si profesionale ashtu edhe personale.

I ftuari më i fundit në ‘Lancio’ ishte artisiti i ri, reperi Bala. Muzikanti nuk ka shumë kohë në tregun muzikor pasi vetëm këto 5 vitet e fundit ka jetuar pjesërisht në Shqipëri, ndëra pjesën tjetër ka jetuar në Amerikë. Mirëpo, së fundmi është përfolur mjaft për bashkëpunimin e tij me reperin Stresi. ‘Shoqnia’ ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube dhe e ka afruar artistin më pranë ndjekësve.

Fillimisht, Bala na tregoi se kur ka nisur pasioni i tij për muzikën dhe si lindi bashkëpunimi mes tij dhe Stresit?

Unë kam 5 vite që vij dhe iki në Amerikë. Unë kam nisur muzikën që i vogël, por tani që jam marr intensivisht kam diku 5 vite. Me artist të afirmuar ky është bashkëpunimi i parë. Kështu kam pasur bashkëpunime të tjera, por kanë qenë të vogla. Jam rritur me muzikën e Stresit, jam 24 vjeë dhe të artistëve të tjerë që kanë qenë asokohe dhe tani kanë një karrierë të mirëfilltë. Bashkëpunimi me Stresin ka lindur spontanisht, më ka dëgjuar një miku im dhe më ka thënë t’i themi Stresit. Ai pranoi dhe regjistroi pjesën e tij.

E priste Bala këtë sukses të këngës dhe me cilin nga artistët apo artistet shqiptarë do të dëshironte një bashkëpunim.

Ndodh kur pret diçka të ecë mirë ndodh që nuk ecën, por këtë këngë e kam pritur që do ecë dhe ashtu doli. Nuk kisha tendenca që të përdorja emrin e dikujt që të eci unë, në këtë rast Stresi. Që kur kam qenë i vogël, kam nisur të këndoj, jam rritur me muzikë amerikane dhe shqiptare. Kam dëgjuar Stresin, Mc Kresha-n, Lyrical Son, janë shumë artistë që i kam dëgjuar sidomos Kresha. Unë kam qejf të bëj bashkëpunime me shumë artistë, kam qejf të eksperimentoj. Nga artistet shqiptare, Dafina është super e talentuar, mënyra si i sjell këngët, di të godasë aty ku duhet. Dhurata po ashtu është shumë e talentuar, shumë gocë e mirë.

Sa ka punuar reperi më parë për të arritur të futet në tregun muzikor dhe çfarë duhet të presim nga artisti?

Që kur e kam synimin tim, kam punuar vetëm që ta suportoj muzikën, kam punuar në restorant, në dyqane me rroba. E gjen mënyrën t’ja dalësh dhe nëse nuk duan të tjerët. Nëse ke produktin e mirë dhe njerëzit e pëlqejnë nuk e ndal dot njeri. Gjithë tekstet i shkruaj vet, më vjen në çdo moment frymëzimi. Bashkëpunim nuk kam ndërmend, diçka që të jetë e sigurt, por kam projekte që jam duke punuar.

Teksa, për sa i përket jetës private Bala na zbuloi se është ‘single’ dhe për momentin është i fokusuar vetëm në muzikë.

Jo nuk jam i lidhur, jam beqar. Tani në këto momente nuk po shoh asgjë veç muzikës. Nuk dua të shpërqëndrohem.