Celebrities Gossip Lancio Showbiz

Nga bashkëpunimi me Young Zerka-n, deri te fjalët që i tha Palomës para hyrjes në “BBV”, Alandy zbulon gjithçka ekskluzivisht për TAR!

“Lancio” është emisioni i përhershëm i muzikës tashmë, i cili çdo natë na shoqëron me këngët më të pëlqyera shqiptare dhe të huaja, por edhe me intervista shumë interesante nga artistët më të dashur shqiptar. Nën moderimin e Albanës,  ishte i ftuar producenti dhe këngëtari Alandy, në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio.

Një emër shumë i madh dhe i lakuar, të cilin e kemi dëgjuar edhe më tepër gjatë këtyre kohëve, prej artit të tij dhe jo vetëm. Lidhur me projektin më të fundit, Alandy u shpreh se dëshironte të sillte një muzikë me frymë më pozitive dhe energji tjetër. Kënga për të cilën bëhet fjalë, është “MR DJ/REPLAY”, për të cilën ai u shpreh si më poshtë.

Gjithmonë kam qenë i lumtur, përveç disa ditëve. Edhe gjatë bërjes së këngës kam qenë i lumtur.

Ndërkohë, nëse ka patur nga ata që kanë pyetur veten se a do të sjellë Alandy muzikë shqip, artisti e ka një përgjigje edhe për ta.

Shqipja ime është ende problem, në sensin duhet ta perfeksionoj, të pasuroj fjalorin. Do filloj edhe unë të këndoj në shqip… Shqiptarët janë njerëzit më të lumtur dhe më të mirë në botë.

Gjithashtu, Alandy u spreh edhe lidhur me projektet e së ardhmes. Nga kanali në YouTube, deri te bashkëpunimi me Young Zerka-n, ai zbuloi gjithçka për TAR.

Kam hapur edhe kanalin tim në YouTube, ku do të postoj tutoriale, këngë, do tregoj si bëhet kënga, edhe shumë gjëra të tjera prapa skenës… Gjithashtu, po punojmë shumë intensivisht me Young Zerka-n. Ai do të sjellë një album, në bashkëpunim me mua në pjesën e kompozimit. Ai është shumë djalë punëtor. Kemi një kimi që duhet ta ndajmë me botën. Çdo këngë është e veçantë se është bërë me shpirt. Do të ketë bashkëpunim me artist ndërkombëtar. Albumi është internacional.

Një nga momentet më të veçanta të intervistës, ishte teksa Alandy u shpreh për ëndrrën e tij më të madhe, e cila duhet thënë, se është vëret për t’u vlerësuar dhe për t’u duartrokitur.

Unë që i vogël kam qenë fans i Michael Jackson dhe më ka pëlqyer ideja të kem aq shumë saqë të ndihmoj të tjerët, sidomos fëmijët edhe ata që kanë vërtet nevojë, familje që kanë nevojë, dhe pse jo, një ditë ndoshta më ndihmon Zoti të bëj atë gjë… Kur kam patur mundësi kam ndihmuar… Nuk pendohem kurrë, e kam bërë sepse e kam ndjerë ta bëj. Nëse ndjej diçka që nuk është në rregull tërhiqem…

Sigurisht që intervista nuk mund të mbyllej pa një pyetje për Palomën, dhe Alandy na zbuloi çfarë i kishte thënë asaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nuk e prita të dilte ashtu siç doli. Kur më pyeti a të shkojë, i thashë: “Shko sepse është për ty, unë të shoh në atë format”, dhe kisha qejf sinqërisht. Kur e mora vesh që do dalë u merzita pak…

Por a ka ndikuar tensioni i shkaktuar nga deklaratat e Palomës në “Big Brother Vip” tek ai?! Ja si përgjigjet Alandy.

Të them jo, gënjej. Jam njeri, kam shpirt, dhe gjërat që kam lexuar nuk janë aq të mira për askënd… Më ka lënduar jo vetëm mua, por edhe familjen. Jam edhe unë prind, kam familje dhe s’dua të përfshij këto gjëra në jetën e tyre… Unë kam respekt për familjen, dua të kem një familje të lumtur. Më kanë lënduar deri diku.