Aktualitet

Nga “Burj Khalifa”, Durrësin e pret spektakël fishekzjarresh në mesnatë!

Për banorët e qytetit bregdetar të Durrësit, Marina e Dubait ka menduar një dhuratë. Momentin e ndërrimit të viteve do të mund të ndjekin spektaklin e fishekzjarreve nga “Burj Khalifa” te “Vollga”. Këtë e bën të ditur kryeministri Edi Rama.

Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri!

Këtë vit, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e orës policore, për festime pa kufizime nga pandemia, por me apelin për të treguar kujdes dhe për t’u vaksinuar kundër COVID-it.