Music

Nga Dashnor Diko me “Si Bananja” deri tek Justin Bieber “Peaches”, këto janë këngët më të suksesshme me tituj frutash

Nga pjeshkët, tek mollët, e deri te fruti i pasjonit, kanë arritur disa nga titujt e këngëve më të suksesshme. I pari që guxoi me “Watermelon Man” ishte Mongo Santamaria, në vitin 1963. Duket se ai i hapi rrugën shumë këngëtarëve t’u vendosin titujve të këngëve emra frutash.

“Peaches” nga Justin Bieber mban vendin e parë këtë javë në “Billboard Hot 100” nga i cili u frymëzua ky artikull që na kujtoi disa hite muzikore pjesë e teksit të së cilave kemi emra frutash. Këngë të tjera, gjithashtu të suksesshmë në klasifikimin amerikan ndër vite janë; “I Heard It Through the Grapevine” e Marvin Gaye, “One Bad Apple” nga The Osmonds dhe “Watermelon Sugar” nga Harry Styles.

Nga të gjitha frutat, më e sukssesshme duket se është qershia, e cila rezulton në 4 tituj këngësh, “Cherry, Cherry” nga Neil Diamond, “Sweet Cherry Wine” e Shondells, “Cherry Bomb” e John Cougar Mellencamp dhe “Cherry Pie” e Warrant.

Manaferrat dhe frutat e pyllit janë po aq të suksesshme, nëse numërojmë “Strawberry Fields Forever” të Beatles, “Strawberry Letter 23” të vëllezërve Johnson, “Raspberry Beret” të Prince & the Revolution dhe “Blueberry Faygo” të Lil Mosey.

Frutat e athta janë mjaft pranë me plot tre herë në tituj këngësh, duke u ndjekur nga rrushi, limoni, arra e kokosit dhe kungulli. Këngëtarit qe i pëlqen më së shumti kjo teknikë, duket të jetë Drake me dy këngët “Passionfruit” dhe “Lemon Pepper Freestyle”.

Këtë teknikë mjaft të suksesshme e kanë ndjekur dhe artsistët shqiptar. Ndër to, përmendim Irma Libohova me “Nën një portokalle”, Dashnor Diko me këngën “Por Si bananja”, Arnon & Killua “Molla” si dhe klasikja e Ervin Bushatit “Jempa Mollën”.