Celebrities Showbiz

Nga dashuria e përbashkët për ekranin e deri tek lidhja e tyre, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi rrëfejnë detajet e pathëna më parë!

Mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel kemi ndjekur një tjetër episod të “Ëndërrtjerrësit”. Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një nga ato çifte që përveç dashurisë së tyre për njëri-tjetrin, ndajnë dhe dashurinë e përbashkët për ekranin. Në një intervistë për “Ëndërrtjerrësit”, Bieta dhe Albani folur më tepër rreth jetës së tyre personale. Gjatë bisedës, dyshja tregoi rreth nisjes së historisë së dashurisë, detajet rreth lidhjes të cilën e kanë mbajtur shumë private ndër vite.

Bieta tregoi se ka qenë Albani ai i cili i shprehur dashurinë teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar dhe duke i thënë: “Më merr shumë malli për ty“. Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm teksa Albani tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalë e thënë i kishte me të vërtetë. Javë më vonë Bieta tregoi se ndodhi puthja e parë mes tyre, po në makinë, në një ditë me shi. Bieta u shpreh se:

Albani ishte natyrë romantike, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një djalë që ka studiuar për dramë, një djalë shumë i lexuar, shumë i kultivuar në shijet e tij. Propozimi ka qenë shumë i ëmbël, nuk ka qenë tradicional. Ka qenë një afrim tek veshi dhe tha: “Më merr shumë malli për ty”. Në ato momente ta jep zemra ‘bam’, por nuk ndodhi puthja. Ka qenë një moment ku unë shkova nga ana tjetër e makinës dhe nuk gjeja dorezën për të hapur derën, ja mbatha (qesh).