Celebrities Gossip Showbiz

Nga familja deri te muzika, Albërije Hadërgjonaj flet për gjithçka në “Goca & Gra”!

E ftuar në episodin e sotëm të “Goca & Gra” ishte Albërije Hadërgjonaj në një intervistë speciale për të folur për jetën peronale, karrierën dhe njerëzit e saj më të dashur. Ndër të tjera, ajo u shpreh edhe për projektet e së ardhmes.

Do bëjmë edhe me Anxhelinen bashkëpunime. Shumë këngë ka Anxhelina, por është shumë selektive…

Si një nënë krenare, Albërija u shpreh më tej për vajzat e saj.

Jam krenare që kanë mbaruar shkollat. Kam arritur t’i edukoj ato vajza të kenë një vizion për jetën.

Por si është Albërija në raport me dashurinë?! Ja çfarë thotë ajo në “Goca & Gra”.

Nëse një mashkull nuk sjell gjë në jetën time, jo… Varet se si e përjeton kushdo kënaqësinë. Çuni i ri për mua është humbje kohe… Tani kam më shumë kohë për veten. Dua të bëj më të mirën e mundshme çdo ditë të jetës sime. Jam shumë selektive. Nuk i besoj më dashurisë… Unë besoj tek vlerat njerëzore, nuk besoj te ky emocioni…

Më tej, ajo u shpreh edhe lidhur me profesionin e saj që aq shumë e do.

E dua këtë punë jashtë mase. Unë me orkestër shkoj nga 8 deri në 10…

Një temë që nuk mund të mos përmendej sigurisht, ishte pikërisht ajo e Beatrix Ramosaj. Ja si shprehet tezja e saj në lidhje me historinë e bukuroshes.

Trixa është një vajzë që të gjithë e kanë parë sa e brishtë, sa e çiltër dhe sa naive është, por ka një karakter aq të fortë sa ti çuditesh. Mendoj se historia e ‘BBV’ u bë një gurgule e madhe. Beatrix, përveçse është shumë e brishtë është edhe një vajzë pa eksperienca. Gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Më ka lënduar shumë sepse nuk e ka merituar. Është vërtet një vajzë që çdo nënë do të donte. Motra ime është gruaja më me fat në botë që ka Beatrix.