Ndryshe Politikë

Nga fillimet e karrierës e deri te politikani që i ngre nervat, gazetarja Elisa Gjerani tregon gjithçka për TAR!

E ftuar në ‘Ndryshe’ këtë episod ishte gazetarja e njohur Elisa Gjerani, të cilën nuk e shohim thuajse asnjëherë në intervista. E vendosur para pyetjeve pikante të Salsanos dhe Adit, Gjerani na zbuloi më shumë për veten e saj.

Fillimisht, gazetarja tregoi për mikrofonin e TAR pasionin për televizionin dhe si ka nisur karriera e saj në media.

Kam punuar dhe në radio, e kam nisur 17 vjeçe, kam ndejtur dy vite atje. Pastaj shkova në ‘Scampa televizion’ dhe më pas erdha me studime në kryeqytet. Kam pasur periudhat e largimit nga televizioni me dëshirë për t’u angazhuar me punë të tjera që përfshinin dhe të shkruarin për ta parë veten në dimensione të tjera, por u riktheva te ajo që di të bëj më mirë, kam investuar për të qenë pjesë e televizionit. Nuk bëj gjithçka por më pëlqen ta jetoj televizionin.

Për sa i përket televizionit dhe medias, Gjerani na tregon se si e sheh ajo imazhin që një gazetare duhet të ketë për të qenë pjesë e saj.

Ka shumë rëndësi kombinimi i formës dhe përmbajtjes. Një formë pa përmbajtje nuk ka sens. Jam goxha kritike për mënyrën se si bëhet media sot dhe në biseda me miq i shpërfaq mendimet e mia dhe pse punoj vet në media.

E padyshim që pyetjet politike nuk mund të mungojnë në ‘Ndryshe’. Cili politikan e i ngre nervat gazetares, po ai që ka ëndërr të intervistojë dhe mes Berishës dhe Ramës, cilin prej tyre do të zgjidhte në një intervistë Gjerani.

Nuk ka ndonjë specifikisht, por që po ta mendoj më gjerësisht dhe mund të ketë, nga e djathta. Joe Biden, e kemi pak të lartë stekën. Zotit Berisha ja kemi bërë ftesën, por nuk kemi ende një ‘feedback’ na e ka lënë ‘pending’ (pa përgjigje). Do zgjidhja Berishën pasi ka zhvillime në PD, ka interes.