Celebrities Fashion Showbiz

Nga fusha në pasarelë, ylli i Real Madridit sfilon përkrah yjeve botërorë të modës!

Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga është bërë futbollisti i parë që ka guxuar të dalë në pasarelë për gjigantin e modës Balenciaga. Camavinga iu bashkua yjeve si Kim Kardashian, Nicole Kidman, Naomi Campbell dhe Dua Lipa. Eduardo mbante të veshur një pallto të gjatë e të zezë deri në fund të këmbëve dhe mund të themi se shkëlqeu në koleksionin e 51-të të modës.

https://www.instagram.com/p/CfrTqCyMrt-/

Camavinga ishte padyshim i kënaqur që ishte pjesë e eventit special, teksa ndau edhe disa postime në InstaStory. Duke parë profilin e tij në Instagram, duket se Camavinga është një fans i madh i skenës së modës. Ai publikon rregullisht foto të tij me veshje plot stil. Gucci, Nike dhe padyshim Balenciaga duket se janë markat e tij të preferuara.

Camavinga së fundmi foli për ndihmën që familja i dha për të ndërtuar karrierën e tij. Prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga Republika e Congos për shkak të luftës dhe Camavinga lindi në një kamp refugjatësh në Angola. Ai u transferua në Francë në moshën dy vjeçare me dy vëllezërit dhe dy motrat e tij, por familja e tij luftoi për t’u vendosur në një vend të ri.

Ata madje u detyruan të flinin rrugëve për një natë përpara se të ndihmoheshin nga shërbimet sociale dhe përfundimisht të vendoseshin në Brittany të Francës. Shtëpia e tyre në Francë u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2013, të cilin Camavinga e vlerëson si motivimin e tij për t’u bërë një futbollist profesionist.

Natyrisht që ikja nga lufta ka mundur të më ndihmojë, të më bëjë më të fortë. Por mbi të gjitha më ka ndihmuar shumë familja ime dhe kur luaj, luaj për ta. Më ka bërë më të fortë. Në momentin që e dija se do të bëhesha lojtar i Madridit, u ndjeva shumë i lumtur. Kam menduar për familjen time, për të gjitha problemet që kemi pasur dhe është një krenari e jashtëzakonshme të jesh me të gjithë ata.