Celebrities Gossip Showbiz

Nga hatërmbetja me Beniadën dhe deri tek zhgënjimi ndaj Salsano Rrapit, Ardit Çuni zbulon gjithçka!

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar këngëtari dhe njëkohësisht ede konkurrenti i “Dancing With The Stars”, Ardit Çuni. Ai nuk ka folur vetëm për eksperiencën e tij në “Dancing With The Stars” por ka folur edhe për raportin me një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Beniada.

Si e ka pritur ftesën për t’u bërë pjesë e “Dancing With The Stars”?

Unë me thënë të drejtë e kam pasur gjithmonë shumë qejf si format, e kam ndjekur prej vitesh. Kur më erdhi ftesa në verë unë isha shumë dakord me të gjitha kushtet e formatit. Mendoj që është zgjedhja më e mirë që kam bërë për të vazhduar për të qëndruar bukur në ekran, mendoj që ‘Dancing’ është një format shumë artistik, që e plotëson Arditin në një lloj tjetër forme. 

Po me banorët e ‘Big Brother VIP” si i ka marrëdhëniet Arditi? Me kë flet dhe nuk flet?

Kryesisht flas me të gjithë. 

Ardit Cuni u shpreh se Beniada ka hatërmbetje me të, për shkak të një komenti që vëllai i Arditit ka bërë për lidhjen e modeles. Arditi tha se është tepër i sinqertë në sqarimet dhe faljen e tij, teksa tha se brenda BBV me të kishte miqësinë më të ngushtë.

E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë të mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje sërish. Kur  një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa. Vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë. Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi.

Duke u ndalur sërish tek ‘Dancing With The Stars”, Arditi e cilësoi Salsanon si ‘Thëngjill i mbuluar’, pasi sipas tij ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e këngëtarit.

Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon.