Celebrities Gossip Showbiz

Nga historia si u njoh me vëllezërit Veshaj deri te marrëdhënia me Klean, Elgit Doda rrëfehet!

“Më lër të flas”, programi më i ri i Top Channel i vëllezërve Veshaj prej javësh tanimë iu shoqëron në të premtet tuaja. Me të ftuar shumë specialë, intervista ekskluzive dhe shumë humor, erdhi edhe ky episod ku i ftuari i dytë ishte Elgit Doda, producenti i njohur dhe njëkohësisht mik shumë i mirë i Donaldit dhe Romeos.

Fillimisht, Elgiti tregoi se para se të kishte këtë miqësi me dy djemtë, ai u shpreh se ‘nuk i shihte dot as me sy’.

Historia është që ju më ftuat në një emision. U takuam për një darkë dhe unë kisha mendimin për ju që nuk iu duroja dot, nuk iu shifja dot me sy, po pas asaj darke… (qesh).

Më pas pjesë e studios u bë dhe vogëlushi i tij Krid, për të cilin u shpreh se prej punëve të shumta nuk e kishte takuar, gjithashtu na zbuloi dhe marrëdhënien që ka me të.

Kam dy ditë që nuk e takoj Kridin për shkak të angazhimeve, është shumë e dhimbshme. Kur i flet babi është i vetmi që dëgjon.

Një surprizë tjetër erdhi gjithashtu për producentin, ku në intervistë u bashkua dhe partnerja e tij Klea Huta. Çifti u bë pjesë e një loje ku treguan sa mirë e njohin njëri- tjetrin dhe me anë të një deklarate shumë të ëmbël, kjo e fundit na tregoi për marrëdhënien aq romantike mes tyre.

Xheloz jemi njësoj, ku nuk ka xhelozi nuk ka as dashuri. Por është mirë kur vjen ëmbël dhe ikën ëmbël.