Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Live From Tirana

Nga i preferuari brenda shtëpisë së BBV e deri te marrëdhënia Beatrix-Donald, Vesel Kurtishaj i thotë të gjitha në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike fituesi i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj. Para disa ditësh Veseli postoi një foto e cila kishte të bënte me kamerat dhe menjëherë nisën aludimet mes fansave të tij e jo vetëm që ai do të ishte konkurrenti më i ri në “Big Brother VIP”.

Por se sa e vërtetë është kjo, Veseli na tregon:

Unë jam përfolur si banor i mundshëm që prej ditëve të para. E kam pas të prerë që nuk futem sepse e kam kryer çdo gjë kur isha pjesë e këtij formati. Por pasi ka filluar spektakli, më është kthyer nostalgjia por përsëri mendoj që nuk kam shumë arsye me hy. Unë për shkak të kohës së kufizuar mundohem t’i shoh nëpërmjet Instagramit. Pasdite pasi mbyll dyqanin i shoh gjithë pasditen e gjithë natën. Më pëlqen shumë.

A ka një të preferuar Veseli brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Unë më të preferuarin kam Donaldin dhe nga vajzat kam Einxhelin.

Por nëse do të ishte pjesë e këtij edicioni, me kë nga vajzat do të rrinte më afër Veseli?

Me asnjërën. Por, nëse i ndodhi Donaldit nuk kam pikë dyshimi që do më ndodhte edhe mua.(qesh) Pastaj të kesh brenda një banore si Triksa duhet me qenë shumë i përmbajtur. Ata të dy duket që kanë pëlqim për njëri tjetrin, sa i përket ndjenjave nuk mund të flas, ajo do shihet me kohën. Mendoj që është normale kur rrinë për aq kohë mbyllur brenda të krijosh një lloj afeksioni për dikë.

Po çunat kosovar si i ka parë Kurtishaj brenda “Big Brother VIP”?

Dj Pm dhe Dj Dagz i njoh, i kam shokë jashtë. Ditët e para kam menduar që do të kenë probleme të ambientohen sepse hyrën vonë por e kanë gjetur shumë mirë veten brenda. Kanë kimi shumë më Donaldin dhe më pëlqen shumë loja e tyre. Dj Pm dhe Dj Gagz i shoh shumë larg nga njëri-tjetri. E kanë ndërruar pak energjinë e shtëpisë që kur kanë hyrë dhe shpresoj të mos e lëshojnë.

Por për Fifi-n a ka ndonjë koment Veseli? Për më shumë ai shprehet:

Unë kam dalur fitues prej atij formati dhe kam pas shumë probleme me komentet e njerëzve. Përgjithësisht më kanë dashur. Fifi ka me e vujt edhe pak këtë pjesën post-Bigut tani. Banorët vërtetë dalin prej shtëpisë por prej Bigu-t nuk dalin dot për një kohë të gjatë. Ishalla nuk ndikohet prej komenteve. Është në rregull të bëjë gafa një njeri i zakonshëm po për Fifin bën bujë sepse njerëzit dhe fansat nuk e kanë pritur. Por mendoj që nuk kanë arsye pse mos ta duan por duke parë sjelljet e saj, ne si popull jemi paragjykues. E kam parë si finaliste gjithmonë edhe pse kohët e fundit i iku filli. Njerëzit kur hyjnë aty brenda thojnë që jemi vetvetja edhe që nuk na intereson çfarë mendojnë të tjerët por qëllimi kryesor është që a je duke dalë mirë jashtë.