Tech

Nga i verdhë në blu për 30 sekonda, ju prezantojmë me celularin që “ndryshon ngjyrë”!

Vivo, marka kineze që është shumë e famshme në vendet aziatike dhe Indi, ka njoftuar daljen në treg të celularëve V23 dhe V23 Pro. E veçanta e tyre është se “ndryshojnë ngjyrë” kur ekspozohen në diell. Sipas Vivo-s, janë dashur dy vite për të krijuar materialin “kamaleon”, që nga i verdhë bëhet blu kur qëndron në diell për 30 sekonda.

Tjetër veçanti është kamera kryesore prej 108 megapixel e Vivo V23 Pro. Këta celularë kushtojnë nga 400-600 dollarë. Përkatësisht, Vivo V23 kushton 29,990 INR (400 dollarë/355 euro) për konfigurimin e tij bazë 8 GB/128 GB dhe 34 990 INR (470 dollarë/415 euro) për versionin 12 GB/256 GB. Vivo V23 Pro është përkatësisht 38,990 INR (520 dollarë/460 euro) dhe 43,990 INR (590 dollarë/520 euro). Para-porositë janë tashmë të hapura në faqen e internetit të Vivo-s dhe Flipkart, ndërsa dërgesat do të fillojnë në 13 janar për V23 Pro dhe 19 janar për V23 vanilje.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se celularët klasikë BlackBerry nuk do të punojnë më, 22 vite pasi dolën në treg për herë të parë. Marka kanadeze kishte njoftuar në shtatorin e vitit të kaluar se nuk do të kishte më “update” për pajisjet që punojnë me sistemet BlackBerry 7.1, BlackBerry 10 dhe BlackBerry PlayBook OS 2.1. BlackBerry doli në shitje në vitin 2000 dhe u bë një nga celularët më të preferuar të punonjësve që u duhej të shkruanin dhe dërgonin e-maile sa më shpejt.