Bota Rajoni

Nga kjo javë, Greqia heq një pjesë të masave anti-COVID!

Në Greqi, heqja e pjesshme e masave në lidhje me pandeminë koronavirus, përfshirë kufizimet në vendet e argëtimit, udhëtimet shkollore dhe aktivitetet sportive do të hyjë në fuqi më 19 shkurt.

Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris theksoi se “pas kërkesës së qeverisë, Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi të heqë disa kufizime”. Sipas tij, “puna në distancë do të jetë e  kufizuar në 20% të stafit të sektorit publik dhe privat”. Komiteti do të diskutojë edhe kërkesat specifike.

Detajet për heqjen e kufizimeve do të detajohen me një vendim ministror të qeverisë që pritet në fund të javës, ndërsa masat do të hyjnë në fuqi të shtunën.

Nga 5 marsi, Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit. Përjashtim ka për vendosjen e maskave në zona të caktuara. Orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve më herët do të anulohet, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha pritet të hiqen. Aktualisht, shkalla e vaksinimit është 70% në Austri.

Ndryshimi i një rregulli që do të hyjë në fuqi që të shtunën, dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga COVID-19 për të hyrë në restorante, ambiente sportive dhe grumbullime të mëdha do të hiqen!

Për shkak të shifrave në rënie, Holanda ka njoftuar planet për të hequr shumicën e masave kufizuese kundër COVID-it, nga nesër.

Nga e premtja, stadiumet e futbollit, teatrot, kinematë dhe restorantet do të lejohen të presin vizitorë pothuajse pa kufizime dhe gjithashtu do të qëndrojnë të hapura sërish deri në 01:00 pas mesnate ndërsa aktualisht mbyllen në orën 22:00. Hapi i parë do të pasohet nga përfundimtari më 25 shkurt, kur pritet të hiqen maskat dhe certifikatat shëndetësore. Për eventet të mëdha si festivalet, testimi do të mbetet i detyrueshëm në të ardhmen. Por, kërkesa për të mbajtur maskë nuk hiqet për transportin publik dhe udhëtimet ajrore.