Celebrities Gossip Showbiz

Nga koncerti te bashkëpunimet, Dhurata Dora na zbulon planet e saj!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Duket se në këtë periudhë, të shumtë janë këngëtarët shqiptarë që po merren me projekte muzikore, dhe pjesë e tyre, është gjithashtu edhe artistja.

Dhurata ka postuar disa InstaStory për fansat e saj në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve. Sigurisht nuk mund të mungonin edhe fansat që pyesnin për planet që Dhurata ka në muzikë, dhe ajo nuk i ka lënë pa përgjigje. Njëri nga fansat u shpreh se i mungojnë koncertet e Dhuratës dhe përgjigja e saj ia vlen të lexohet.

Më mungojnë koncertet e tua.

Më mungoni të gjithë edhe mua, por do të shihemi së shpejti.

Duket se Dhurata e paska në plan një koncert e ndoshta edhe më shumë. Kjo përgjigje e saj sigurisht që ngrohu zemrat e fansave të cilet duan ta dëgjojnë këngëtaren, por nëse mendoni se mbaron me kaq, gaboheni. Jo vetëm me koncerte, por edhe me bashkëpunime vjen këngëtarja, dhe këtë ua zbuloi po ashtu fansave.

Do të kesh ndonjë bashkëpunim me artistë shqiptarë?

Normal që po.

Përgjigja e këngëtares të bën të mendosh se ajo jo vetëm që po e mendon diçka të tillë, por ndoshta tashmë është duke u marrë me përgatitjen e ndonjë bashkëpunimi muzikor. Me siguri të gjithë fansat janë në pritje të publikimit të këngëve të reja të Dhuratës, si edhe të zbulojnë se më kë këngëtar do të bashkëpunojë ajo.