Health & Beauty

Nga kujtesa te gënjeshtrat, 3 funksione të hundës që me siguri nuk i dini!

Studimet rreth shqisës tepër të fortë të nuhatjes së qenit kanë mahnitur njerëzit për dekada të tëra. Një numër i madh kërkimesh sugjerojnë se qentë e stërvitur mund të nuhasin gjithçka, nga lloje të ndryshme kanceresh (përfshirë mushkëritë, gjirin, fshikëzën, vezoret, kolorektalin dhe prostatën, të fundit prej të cilave ata e zbuluan me 99% saktësi) deri te infeksionet COVID-19.

Ndërsa ende nuk është përcaktuar nëse njerëzit mund të nuhasin sëmundje të tilla, studiuesit vazhdojnë të na tregojnë se hunda e njeriut është një tipar që mund të kryejë shumë më shumë funksione.

1.Mënyra se si marrim frymë mund të ndikojë në kujtesën tonë.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Journal of Neuroscience” në vitin 2018, ata që marrin frymë përmes hundës mund t’i kujtojnë gjërat më mirë. Pasi morën një duzinë erërash të ndryshme, studiuesit kërkuan që gjysma e pjesëmarrësve të studimit të merrnin frymë për një orë përmes hundës. Gjysma tjetër, natyrisht, merrte frymë nga goja e tyre. Rezultatet treguan se ata që merrnin frymë përmes hundës ishin në gjendje të kujtonin aromërat fillestare më mirë se homologët e tyre që merrnin frymë nga goja.

2.Ndjesia jonë e nuhatjes është një superfuqi e ngjashme me GPS-në.

Në një studim të vitit 2015, të botuar në ‘PLOS One’, një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley treguan se njerëzit kanë një “sistem të pozicionimit të nuhatjes”. Studiuesit ia lidhën sytë subjekteve të tyre dhe u dhanë atyre mundësinë të nuhasin sfungjerët e mbushur me vajra aromatikë. Më pas, pasi u rrotulluan (për qëllime çorientimi), subjektet u përpoqën të nuhasin rrugën e tyre për t’u kthyer te sfungjerët. Studiuesit u befasuan me rezultatet pozitive dhe supozuan se aroma është një ndjenjë primitive që mund të ketë ndihmuar paraardhësit tanë të hershëm të kërkojnë ushqim.

3.Pinoku nuk është i vetmi hunda e të cilit zbulon gënjeshtrat.

Kur thoni një gënjeshtër, temperatura e hundës tuaj tregon të vërtetën. Duke përdorur aplikime të reja të termografisë, një teknikë e zbatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore për të zbuluar armiqtë gjatë natës, studiues të psikologjisë nga Universiteti i Grenadës përcaktuan në vitin 2012 se temperatura rreth hundës dhe syve të brendshëm të një personi rritet kur ata gënjejnë. Studiuesit e quajtën këtë “Efekti Pinokio”.