Celebrities Showbiz

Nga “Met Gala” në burg, arrestohet reperi i njohur G-Eazy!

Vetëm një ditë pas eventit të rëndësishëm të “Met Gala” reperi i njohur G-Eazy, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Earl Gillum është arrestuar pas një përleshjeje në një nga klubet në Manhattan, New York. Akuza që rëndon mbi të është sulmi që ai ka patur kundrejt dy burrave. Pak para sherrit mësohet se reperi ishte duke festuar në një club në zonën VIP.

Debati nisi pasi njëri prej tyre kërkoi që reperi të zhvendosej në një seksion tjetër. Vlen të theksojmë se G-Eazy njihet për problematikat e tij teksa në indicidentin para kësaj u dënua për sulm, posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit, pas një zënke në një klub nate në vitin 2018.

Kujtojmë se G-Eazy ka bashkëpunuar me reperin shqiptar Gashi-n. Kënga mban titullin “My Year” dhe ky bashkëpunim rezultoi i suksesshëm me rreth 5.5 milion klikime.