Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Tech

Nga muaji nëntor, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona celularë…

Në më pak se dy muaj, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë modele të telefonave të vjetër. Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, do të heqë gradualisht mbështetjen për pajisjet e vjetra dhe vendimi i fundit do të kthehet në praktikë së shpejti.

Duke filluar nga data 1 Nëntor, aplikacioni në pronësi të kompanisë Facebook, do të ndalojë së funksionuari tek gati 43 modele të ndryshme smartphone. Modelet përfshjnë edhe iPhone dhe telefona të tjerë që funksionojnë me Android OS të Google. WhatsApp rekomandon përdorimin e Android që funksionon me OS 4.1 dhe më të ri, ose iPhone që funksionojnë me iOS 10 dhe më të ri për të vijuar me aplikacionin.

Gjithashtu telefonat e zgjedhur që përdorin KaiOS 2.5.1 dhe më të rinj janë të përshtatshëm për të vijuar funksionin normal të aplikacionit. Kjo do të thotë që telefonat inteligjentë të mëposhtëm do të humbasin qasjen në aplikacion: IPhone SE, 6S dhe 6S Plus, Samsung Galaxy Trend Lite, Galaxy Trend II, Galaxy SII, Galaxy S3 mini, Galaxy Xcover 2, Galaxy Core dhe Galaxy Ace 2, Sony Xperia Miro, disa modele të LG, ZTE , Huawei apo Alcatel.

Nëse jeni duke menduar se si duhet të veproni nëse keni telefon të vjetër dhe dëshironi të vazhdoni me përdorimin e WhatsApp, fatkeqësisht do të duhet të mendoni të paktën të paguani për të update-uar telefonin tuaj. Sidoqoftë, ekziston një mënyrë se si mund ta ruani historikun e bisedave nëse nuk doni që t’ju zhduken nëse blini një telefon të ri. Mund të bëni copy historikun e mesazheve në Google Drive ose iCloud në varësi të platformës që përdorni, iOS ose Android.

Rikujtojmë se, gati një muaj më parë WhatsApp bëri përditësimin e ri në aplikacion për të shtuar edhe më shumë privatësinë në biseda. Njësoj si në Snapchat e Instagram, tashmë ekziston opsioni “View Once” që lejon të dërgosh një foto apo video dhe duke aktivizuar këtë opsion, marrësi mund ta shohë vetëm një herë mesazhin e dërguar. Më pas, mesazhi vetëfshihet pasi hapet.