Gossip Pardon My French Showbiz

Nga ndarja me Andin, ‘lidhja’ me Majk deri te ftesa për në ‘BBV2’, Melisa Lleshi tregon gjithçka në ‘Pardon My French’!

Melisa Lleshi u bë e njohur për publikun pra dy viteve në programin ‘Për’Puthen’. Sjellja e saj provokuese, lidhja me Andin dhe e gjithë eksperienca e saj e bëri bukuroshen kryefjalë të portaleve.

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në ‘Për’Puthen’, Melisa i hyri botës së muzikës ku edhe pse u kritikua fillimisht, kjo gjë nuk e ndaloi të vazhdonte të merrej me pasionin e saj.

Teksti i këngës së saj të sapo lansuar ‘Adios’ është përfolur se mund të jetë një dedikim për Andin, ish-partnerin e saj me të cilin u njoh gjatë ‘Për’Puthen’, por çfarë thotë vetë bukuroshja lidhur me këtë?

Kënga është shkruar për të gjitha vajzat. Po ta analizosh këngën, çdo fjali apo çdo dy fjali është një histori ndryshe dhe nuk besoj që ka vajzë që pas ndarjes nuk e gjen veten në atë këngë.

Por, cila është arsyeja e vërtetë se përse Melisa u nda nga Andi dhe si po e kalon këtë periudhë pas ndarje, ajo e zbulon eksluzivisht për TAR.

Sepse ishte më e mira. Ishte e kam thënë dhe po e them dhe do vazhdoj ta them, unë meritoj më shumë. Tani kam kohën time për muzikën, ai ka kohë për të bërë gjithë gjërat e tij dhe i uroj më të mirat. Jam nonstop në studio me kolegët e mi, jam dhe me bashkëpunime. Më ka ndihmuar shumë muzika. Ishte një derë për mua ‘Për’Puthen’. Po tani i jam futur shumë me kokë, po i marr gjërat me zor.

Ditëve të fundit, Melisa është përfolur për një lidhje me reperin e njohur të showbiz-it tonë, Majk. Kjo pasi mes dyshes qarkulluan disa foto ku shiheshin së bashku në hollin e një hoteli. Por, si qëndron e vërteta, a janë me të vërtetë në një lidhje?

Jo. Madje na çuan edhe në hotel. Ka qenë dhe një rastësi kur jemi takuar. Madje dhe te fotot duket që gjithësecili është në punën e tij, thjesht jemi përshëndetur. Jemi njohur nga rrjetet sociale, thjesht kemi thënë suksese edhe kaq, gjëra shumë normale që fliten mes kolegësh.

Melisa na tregoi gjithashtu dhe projektet e saj në të ardhmen lidhur me muzikën. Gjithashtu, lidhur me blerjen e klikimeve, një temë kaq e diskutuar në tregun tonë, bukuroshja e mohoi këtë gjë.

Kam punuar për deri në dimër. Kam dy bashkëpunime, në fakt janë tre po dy i kam me po të njëjtin person. Një prej tyre është i huaj. Ishim tipe të njejta në paraqitje, në karakter dhe u gjetëm shumë mirë. Artisti shqiptar është Bala. Unë i kam hyrë muzikës përveç pasionit i kam hyrë dhe si punë, është punë për mua. Unë dua të fitoj nga kjo gjë, çfarë përfitimi kam unë nëse i blej.

Nëse do të merrte një ftesë për të qenë pjesë e ‘BBV2’, a do të pranonte Melisa?

Nuk e di të them të drejtën. Duke ditur eksperiencën time në ‘Për’Puthen’ nuk e kam përjetuar dhe aq mirë. Tani jam gati dhe them mund të përballoj çfarëdolloj gjëje që ka të bëjë me famën po ajo ideja e të qëndruarit mbyllur, duhet të lë shumë gjëra pezull. Nuk e di po do ta mendoja.