Aktualitet

Nga nesër në mbrëmje, ja si do të devijohet trafiku në Unazën e Re!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re duke nisur nga dita e nesërme në darkë. Kështu nga e marta në mbrojtje, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

ARRSH-ja njofton se aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për distancon zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Për këtë, thuhet në njoftim, është vendosur sinjalistika, megjithatë, pritet që kjo të sjellë kaos në ditët e parë, siç ka ndodhur edhe me hapjen e tuneleve në ish-Sheshin Shqiponja.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021,  në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve”, thuhet në njoftim.