Politikë Travel

Nga nesër shqiptarët s’do kenë kontakt me policin që i sheh në sy kur kalojnë pasaportën, Rama: Procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda

Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, proces që zgjat më pak se gjysmë minuti. Ishte kreu i qeverisë Edi Rama që pohoi risinë teknologjike. Kryeministri ndodhet në aeroportin e Rinasit, ku nga sot janë shtuar 8 porta me terminalin e ri plus futjes së teknologjisë në leximin e pasaportave.

“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport. Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë process kalimi me lexim manual të pasaportës”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019. Nga Rinasi thotë se ishte skandaloze dhe erdhi si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë. Kështu njoftohen se është rritur numri i punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit që garanton edhe cilësi shërbimi për pasagjerët.

“Edhe siguria e mbajmë mend të gjithë me shqetësim e revolt skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila u vu prapa hekurave si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë nga kompania që operonte aeroportin më parë. Kështu ndodh në të gjitha vendet. Policia bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet, identifikon pikat kritike dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Sot jemi shumë më tepër të sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit për ta zbatuar, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë këtu. Kjo bëhet për rritje të cilësisë së shërbimit për pasagjerë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për turizmin duke dhënë një mesazh të qartë që të mos përsëriten gabimet e këtij viti që kanë ulur fluksin e turistëve. Rama thotë se duhet të ecin me mencuri për të reaguar ndaj gabimeve në planifikm.

“Industria jonë e turizmit ka hyrë në një fazë tjetër që kërkon rritje të domosdoshme të nivelit të kuptimit të pozicionit të operatorëve tanë në tregun ku ndodhemi. Jemi në mes faktorësh konkurrues që kanë eksperiencë të gjatë dhe ofertë turistike spektakolare që nga Kroacia, Greqia e Italia, por nëse do të dimë të ecim me mencuri dhe të reagojmë edhe ndaj gabimeve në planifikim e qasje sic ka ndodhur këtë vit në ndonjë zonë të bregdetit ku për shkak të cmimeve absurd, fluksi i turistëve ka qenë shumë më i ulët sesa do të duhej të ishte, me siguri që Shqipëria 2030 do të jetë përtej objektivave tona.

Shpresoj që shumë shpejt të firmosim kontraktën më të madhe për portin turistik të Durrësit e ta kemi Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm pa as më të voglin diskutim. Shpresoj që brenda këtij mandate do të shohim aeroportin e Vlorës të bëhet operacional, të Kukësit të fuqizohet dhe të Rinasit të zhvillohet”, tha Rama.