Celebrities Film & Tv

Nga Olta Gixhari tek Marina Vjollca, si dukeshin vajzat në audicionet për velina të “Fiks Fare”…

Mbrëmjen e kaluar ka nisur në Top Channel emisioni “Ëndërrjtjerrësit”. Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Mbrëmjen e kaluar disa nga personazhet që ndanë me publikun emocionet dhe ndjesitë e tyre të para të fillimit të Top Channel, ishin Alban Dudushi, Monika Stafa, Sonila Meço, Enkel Demi, Mentor Kikia dhe Genta Popa. Ata kanë treguar kujtime e të pathëna, ndërsa janë bërë publike pamje të patransmetuara kurrë më parë.

Por jo vetëm kaq, për herë të parë gjithashtu pamë sesi kanë qenë Olta Gixhari dhe Marina Vjollca në daljen e tyre të parë në ekran, kur konkurronin si velina të “Fiks Fare”. “Shtojzovallet” ishte emisioni veror në Top Channel që zgjati 2 sezone. Porgrami udhëtoi në të gjithë Shqipërinë për të përzgjedhur velinat e “Fiks Fare”.

Mes tyre ishin Olta Gixhari, një aktore tepër e njohur sot, Marina Vjollca, moderatore dhe Xhensila Pere e Fjorentina Halili, të cilat u bënë të njohura nga pjesëmarrja e tyre në “Big Brother”. Tashmë kanë kaluar shumë vite nga ato audicione dhe vajzat nuk janë më ato adoleshentet që konkurronin për t’u bërë velina. Tashmë ato kanë ndërtuar karrierën e tyre të suksesshme.

Olta Gixhari është një nga aktoret më të njohura shqiptare, e cila u bë nënë për herë të parë më 21 gusht, duke sjellë në jetë një djalë që quhet Amar. Përveç ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, të voglit Amar, bukuroshja 34-vjeçare po jeton e lumtur edhe romancën me partnerin, për të cilin është siguruar që t’a mbajë larg syrit të publikut. Rrallë herë bukuroshja ka ndarë foto me të në “Instagram” por duke u siguruar të mos ia zbulojë portretin.

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të publikut tanimë prej vitesh. Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Prej shumë kohësh ishte përfolur një shtatzëni e prezantueses bukuroshe deri sa pritja mori fund.