Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Nga pjesëmarrja në politikë, deri te pasionet e saj, Dalina Buzi flet për gjithçka në një rrëfim të sinqertë për TAR!

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Lidhur me DWTS, Dalina është shprehur si më poshtë.

Unë kam thënë që në finale do doja Salsanon, Megin, Arditin. Por Salsano me kërcimin e dytë me Lorin, ishte i bukur si kërcim por e krahasova me të Islit. Nëse unë bëra atë vlerësim për Islin… Unë jam kënaqur shumë, e kam shijuar shumë, vdes për atë spektakël… Më e dobëta po them Elona meqë e takoj shpesh dhe nuk mërzitet.

A do hynte Dalina Buzi në politikë?!

Dikur jo. Kam patur frikë lojën, këto lojërat politike. Por tani kam njohur shumë njerëz. Unë besoj që jam e sprovuar. Nuk i dihet. E dua shumë këtë vend. Nëse do më jepej rasti, nuk do e refuzoja. Njerëz si unë që jemi të ngopur nga natyra dhe jeta jonë, i duhen këtij vendi.

E teksa i është kërkuar një koment për vajzat e Instagramit që bëhen pjesë e televizionit, Dalina është shprehur si më poshtë.

Instagrami, rrjete sociale janë një market. Është një treg. Çfarë synimi ke për të tërhequr. Ka disa që duan të tërheqin një mashkull, sponsor. Nëse ajo ka këtë synim, e ka. Problemi nuk është i vajzës, por i televizionit që thotë ‘modelja e famshme’, ‘aktorja e famshme’. Këtu fillon problemi.

Dalina gjithashtu ka folur për një dashuri të madhe të saj, krijimtarinë.

Unë nuk rri pa shkruar, pa krijuar. Pa televizion rri sepse televizioni nuk është dhe aq krijimtari interesante. Televizori është më i mërzitshëm, filmi është fantastik, edhe letërsia, libri është i joti. Këto janë dashuritë e mia.

Komentet për politikën nuk kanë munguar gjithashtu, teksa Dalina Buzi ka shprehur mendimin e saj.

Unë Erion Veliaj e admiroj për shumë gjëra, për mënyrën si balancon gjërat, për sjelljen e tij, për të gjithë përkushtimin e tij. Unë nëse do votoj, do votoj për Erionin. Por jam shumë entuziaste edhe për kandidatin tjetër, sepse herë pas here kemi dyshime për kandidatët. Kam dëgjuar fjalë që është shumë njeri i mirë.

Do jetonte Dalina jashtë Shqipërisë?!

Kur vajza të shkojë në fakultet, unë besoj që do lëviz gradualisht. Kam si ëndërr të vogël të jetoj në Spanjë, të kisha një shtëpi në Spanjë dhe të shkruaja.

Një tjetër dashuri e madhe e Dalinës është projekti i saj, filmi “Snob”.

“Snob” më ha kohë shumë të madhe sepse është një dashuri shumë  e madhe. Njerëzit që shkruajnë e kuptojnë që ti kur largohet nga personazhet është shumë e vështire. Duhe të jesh aty çdo ditë. Unë tani do i rikthehem. Kam bërë 12 episode, do bëj dhe dy. Por është edhe shumë e vështirë, për lekë.