Celebrities Gossip Showbiz

Nga planet për zgjerimin e familjes deri te detajet e skandalit me bashkëshortin, Angela Martini i rrëfen të gjitha!

Bashkëshorti i supermodeles Angela Martini prej kohësh tanimë kishte probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e  arrestit ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Ai ishte në kërkim pasi u akuzonte se ishte përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritej ta kishte dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Pas këtij skandali, Saluevscu u arratis në drejtim të panjohur, megjithatë nuk e pati të gjatë. Sipas mediave greke, biznesmeni rumun, i cili ishte arratisur së bashku me një person tjetër në një ishullin, ku shpenzoi shifra marramendëse u arrestua së fundmi në Mykonos.

Pasi arrestimi i tij u bë kryefjalë e mediave, biznesmeni rumun u lirua nga paraburgimi dhe u vendosur nën kontroll gjyqësor duke mos u lejuar të largohet nga Greqia. Gjyqi u hap pasi shteti rumun kërkoi ekstradimin e tij, i cili vazhdoi të gjykohet.

Mirëpo, së fundmi biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Pas gjithë kësaj ngjarje, Angela ka treguar pak në mediat e huaja, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, supermodelja ka zbuluar gjithçka rreth kësaj ngjarje dhe dritëhijet e skandalit.

Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë.

Jo vetëm rreth kësaj ngjarje, Angela gjithashtu rrëfeu dashurinë e madhe që ka për partnerin e saj, duke hedhur poshtë dyshimet e përfolura se ajo e kishte tradhëtuar.

E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani.

Angela zbuloi se po presin që ta zgjerojnë familjen e tyre me një fëmijë, pavarësisht të gjitha problemeve.