Celebrities Gossip Showbiz

Nga postimi i fundit, ndjekësit dyshojnë se Xhensila Myrtezaj është shtatzanë!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka tre javë nga publikimi dhe ka mbi m milion klikime.

E duke lënë pak pas muzikën edhe jeta personale e këngëtares është shumë e përfolur. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Bes Kallaku janë prej 3 vitesh tanimë prindër të një vajze me emrin Ajka. Në një postim të bërë së fundmi nga vetë Xhensila, teksa shfaqet duke pozuar për Krishtlindje me vajzën e saj si në një kartolinë, ndjekësit kanë dyshuar se mos ndoshta bukuroshja është shtatzanë, pasi barku duket pak më i fryrë dhe ajo shfaqet duke e mbajtur dorën në bel.

Ende këngëtarja nuk ka vendosur të japë një reagim lidhur me këto dyshime, ndaj ne jemi në pritje të çfarë do të thotë ajo për të mos u nxituar.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre. Megjithatë, edhe pse jemi mësuar ta shohim këngëtaren bukuroshe gjithmonë tepër vajzërore, Xhensila pak ditë më parë publikoi disa foto nga një set fotografik i bërë së fundmi ku shfaqej me flokët komplet të prerë shkurt dhe na la pa fjalë.