Botë e Çuditshme Celebrities Gossip

Nga prapaskenat e një xhirimi videoklipi, këngëtarja kafshohet nga gjarpri!

Këngëtarja e labelit të reperit të njohur Jay Z, Roc Nation, e njohur si Maeta, së fundmi ka shpërndarë një video në rrjetin e saj social Instagram të një momenti të frikshëm kur një gjarpër e kafshon teksa xhironte një videoklip. 21-vjeçarja ka postuar në Instagram një klip bardh e zi nga prapaskenat duke shkruar:

Kjo është ajo çfarë kaloj për të bërë video për të gjithë ju.

Në klip këngëtarja e R&B dukej e shtrirë në një tapet dhe dy gjarpërinj u vendosën mbi të, njëri prej të cilëve e kafshoi në mjekër. Ajo u shty larg, duke shmangur ndonjë dëmtim të madh. Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion nëse gjarpri ishte helmues. Rikujtojmë se këngëtarja nënshkroi me labelin e Jay-Z në muajin prill. Ajo publikoi EP-në e saj debutuese “Do Not Disturb” në vitin 2019 dhe “Habits” në maj të këtij viti.

Jay-Z nga ana tjetër ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.

Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen pas reperit me 81 nominime, pasi ai mori edhe dy të tjera për vitin 2022. Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë “Albumin më të mirë”, Urban Contemporary për “Everything Is Love” në vitin 2018 dhe katër çmimet e “Këngës më të mirë Rap”, duke përfshirë “Empire State of Mind” dhe “Savage”. Bashkëshortja e tij, diva e muzikës pop Beyoncé, gjithashtu bëri histori me ‘Grammy 2021’, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.