Health & Beauty Tech

Nga rrahjet e zemrës deri te ritmi i frymëmarrjes, gjithçka që duhet të dini rreth “Google Fit”!

‘Google Fit’ mund të përdorë sensorin e kamerës së pajisjes për të matur ritmin e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes në pajisjet “Pixel’’. Kjo veçori raportohet se tani po integrohet edhe në pajisjet iOS. Sipas një raporti të ri nga “9to5Google’’, Google Fit tani po shton të njëjtat funksione në iOS, duke lejuar që edhe iPhone-ët të ofrojnë këto shërbime për përdoruesit.

Me këtë risi, përdoruesit e iPhone do të jenë në gjendje të përdorin kamerën e pasme të celularit të tyre për të matur rrahjet e zemrës si dhe ritmin e frymëmarrjes. Funksioni do të jetë aktiv gjithashtu edhe kur telefoni nuk ka lidhje aktive në internet. Kur përdoruesit vendosin gishtin në sensorin e kamerës së pasme të pajisjes dhe bëjnë presion të lehtë, Google fit mund të gjurmojë dritën hyrëse në sensor për të matur rrahjet e zemrës.

Përdoruesit gjithashtu mund të vendosin dorën e tyre përpara një burimi drite dhe në këtë mënyrë lejojnë Google Fit të masë rrahjet e tyre të zemrës duke gjurmuar “ndryshimet delikate në ngjyrën e gishtërinjve tuaj”.

Procesi zgjat rreth 30 sekonda dhe do t’u tregojë përdoruesve një grafik me rrahje në një minutë. Pasi të bëhen matjet, përdoruesit mund të zgjedhin t’i ruajnë të dhënat jetësore në Google Fit ose jo. Saktësia e procesit përcaktohet nga algoritmet e Google Fit, të cilët gjithashtu marrin parasysh faktorë si mosha dhe toni i lëkurës.

Për sa i përket matjes së frekuencës së frymëmarrjes, që funksionon duke gjurmuar frymëmarrjen e një përdoruesi, kur ai e mban telefonin të qëndrueshëm përpara tij me trupin të dukshëm në ekranin e aplikacionit. Kërkesat në ekran në aplikacion do t’i udhëzojnë përdoruesit kur duhet të qëndrojnë të qetë.

Lëvizjet delikate të gjoksit kur merrni frymë do të zbulohen dhe aplikacioni do të ketë ritmin tuaj të frymëmarrjes. Së fundmi sipas të dhënave të ‘Cloudflare’, aplikacioni TikTok renditet i pari si domeni më i vizituar i internetit në botë për vitin 2021. Zbuloni si vijon lista duke klikuar në këtë link.