Celebrities Gossip Showbiz

Nga rrëfimi për ndarjen nga jeta të nënës së saj dhe kërcënimet që ka marrë, Melinda i tregon të gjitha!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën u rrëfye për herë të parë në një intervistë të dhënë së fundmi. Me lot në sy, ajo rrëfeu momentet e fundit ku nëna po ndahej nga jeta.

U mërzit shumë kohëve të fundit. Se e ka ditur ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht, ka dasht me ndejt. As gjyshe nuk u bë, shkoi shumë herët me 50 vjet.

Jo vetëm kaq, por Melinda zbuloi se në fillimet e karrierës së saj është kërcënuar dhe bullizuar, teksa komplet të kundërtën shohim në tekstet e saj muzikore. Epo jo çdo gjë që shndrin është flori!

Kujtojmë se Melinda u përfshi në një debat përmes rrjeteve sociale me një repere tjetër që nuk është më pjesë aktive e tregut muzikor. Ajo është pikërisht Gjira, e cila e akuzoi Melindën për daljet e saj provokuese nëpër këngë gjatë kohës që duhet të mbante zi për të ëmën. Megjithatë, më vonë Gjira reagoi sërish duke treguar se u sqarua personalisht me Melindën.

Reperja erdhi në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Gjikon me këngën tepër ritmike ‘Ay Caramba, e cila ka afro 10 milion klikime.