Aktualitet

Nga Shkodra në Sarandë, kush po i “terrorizon drejtorët”

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në hotelin “Yacht” në pronësi të Drejtorit të FSKDSH-së, Mariel Murati.

Tritoli ishte vendosur në derën e garazhit të hotelit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Kjo ishte hera e dytë që i vendosej tritol të njëjtit hotel.

Por mesazhet kërcënuese ndaj drejtorëve të institucioneve me lënë eksplozivëve janë shtuar shumë gjatë vitit të fundit.

Vetëm një ditë më parë në qytetin e Shkodrës i ishte vendosur tritol makinë së Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Suida Kuka, por që fatmirësisht u arrtit të evidentohej në kohë.

Historiku i eksplozivëve në mjetet dhe pronat e Drejtorëve në Shqipëri:

29 qershor 2022

Një shpërthim tritoli në hotelin “Yacht” në pronësi të Drejtorit të FSKDSH-së, Mariel Murati, ka tronditur qytetin e Sarandës. Sasia e eksplozivit ishte vendosur në derën e garazhit të hotelit. Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

28 qershor 2022

Ditën e martë të 28 qershorit 2022 iu vendos një sasi tritoli në makinën e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Suida Kuka. Fatmirësisht sasia e eksplozivit nuk shpërtheu, pasi vetë drejtoresha ishte lajmëruar më herët përmes një mesazhi kërcënues se çfarë do të ndodhte nëse hipte në makinë. Grupi hetimor arriti në përfundimin që eksplozivi do të shpërthente sapo drejtoresha të hitpe në mjet, dhe shpërthimi do të ndodhte me anë të një telekomande.

2 qershor 2022

Shtëpisë Pëllumb Vukës iu vu tritoli në murin e banesës rreth orës 02:25 në fshatin Hot i Ri. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Në dëshminë e parë të dhënë para kolegëve, efektici i Policisë së Shtetit, Vuka deklaroi se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Edhe për këtë rast, pista kryesore e hetimit të shpërthimit me tritol dyshohet për shkak të detyrës.

Në të gjithë rastet e lartpërmendura, shumë prej tyre ende të pazgjidhura, por kanë një të përbashkët; tritol për të frikësuar dhe për të përcjellë mesazhin e duhur. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por as porositësit. Ka një dorë që vendos tritolet, por mesa duket edhe kur preken efektivët, Policia i ka të vështirë që t’i gjejë.

20 maj 2022

Një person mashkull i maskuar si femër, me paruke dhe me flokë të gjata, i veshur edhe me fustan ndezi fitilin dhe i vuri tritolin lokalit në pronësi të policit Ndrek Rrasa, në Grudë të Shkodrës. Gjithçka ndodhi për 20 sekonda, rreth orës 2 e 30 minuta, madje autori zbuloi edhe veten duke u treguar amatoresk. Fitilin e ndezi në momentin që ishte pranë objektivit, ndaj dhe autori nëse nuk do të vraponte mund të rrezikonte edhe veten.

14 maj 2022

Po në Shkodër, në fillim të qershorit, një efektiv policie ra pre e sulmit me tritol nga persona të panjohur duke e rënduar kështu bilancin e sulmeve ndaj uniformave blu. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën që ushtron Kroni, prej disa vitesh pjesë e policisë së Shkodrës. Por nuk përjashtohet mundësia që tritoli të vendoset edhe për konflikte të çastit. Deri më tani, autori i kësaj ngjarje ka mbetur i paidentifikuar nga policia.

28 prill 2022

Automjeti i efektivit të Forcave Operacionale të Shkodrës, Dritan Turhani është shkrumbuar gjatë natës së 28 prillit pranë banesës së tij në lagjen “Perash” të Shkodrës. Dyshohet se efektivi kishte dijeni në qytetin verior të Shkodrës, dyshohet se lidhen me aksionet e vazhdueshme që po kryhen në këtë zonë, kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

26 Mars 2022

Dy shpërthime me tritol nën rrezen e më pas se 1 kilometër mjaftuan për të “zgjuar” Shkodrën. Tritoli u vendos në dy zona të ndryshme të qytetit në një distancë nga njëra tjetra pak më shumë se 1 km, duke shënjestruar dy biznese, një i Xhemal Bushatit, e tjetri i Flor Markut. Në fakt, biznesi i Markut ishte dhënë me qera, pasi në fakt ishte në emër të familjes Lici.

9 shkurt 2021

Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e së martës në 9 shkurt 2021 në hotelin “Yacht” në Sarandë, në pronësi të drejtorit të FSKDSH-së, Mariel Murati. Eksplozivi ishte lidhur me energjinë elektrike, dhe ka shpërthyer sapo roja ka ndezur dritën./abc