Celebrities Live From Tirana

Nga situata e krijuar me Fifin dhe deri tek ajo me Antonelën dhe Big Mamën, Klotilda Harka analizon gjithçka në TAR!

Sot në “Live From Tirana” ka qenë e ftuar Klotilda Harka. Një gazetare, e cila ka folur në lidhje me “Big Brother VIP” dhe për mënyrën sesi e shikon ajo të gjithë lojën e banorëve.

Çfarë ndien kur e shikon “Big Brother VIP”?

Nuk është se ndiej ndonjë gjë por e shoh si një shikuese më të specializuar për shkak edhe të profesionit.

Kush mendon se është lojëtar dhe kush është i vërtetë?

Është një fije shumë e hollë që e ndan lojën nga realiteti.

Sa i përket situatës së krijuar me Fifin kur edhe i ranë të fikët gjatë transmetimit live, gazetarja është shprehur se nuk mendonte se ajo mund të ishte një skenë e krijuar nga vetë Fifi. Ajo ka thënë se mund t’i ketë ndodhur me të vërtetë pavarësisht se vetë Fifi ndoshta nuk ka dashur që t’i ndodhte kjo gjë. Pavarësisht kësaj mundet që Fifi ta tregojë veten dhe ta marrë përsëri famën për shkak të muzikës.

Në lidhje me debatin e krijuar mes dy konkurrenteve Antonela dhe Big Mama, Klotilda ka treguar se nuk mbështet asnjërën dhe theksoi se komunikimi mbi të gjitha aty nuk ishte aspak etik.

Si pretendent shoh Ilirin pavarësisht se edhe Donaldi është gjithashtu një konkurrent i fortë. Edhe nga situatat e krijuara me Trixën ai dëshmoi edhe njëherë se po përdor një super strategji.

Dobësia e Donaldit dhe dobësia e Ilirit?

Ata janë munduar që të mos i shprehin dobësitë e tyre. Por për Donaldin mund të jetë kthyer në një pikë të fortë situata me Trixën sepse nuk ka shumë djem në Shqipëri që mund ta bëjnë hapur një gjë të tillë sepse ka ndryshuar koha dhe mundohen që të jenë më monogam dhe më të pavarur. Ndërdsa për Ilirin, pika e tij e dobët ishte historia që ai tregoi për pjesën e tradhëtisë dhe për këtë ai është duke u sulmuar.