Lifestyle

Nga sot, në fuqi ora dimërore; akrepat shkuan 60 minuta pas

Nga sot në mëngjes e deri në fund të marsit 2021 do të kemi në fuqi orën dimërore. Ndryshimi filloi në 3:00, moment kur koha u kthye mbrapsht me 60 minuta, çka do të thotë një orë më shumë gjumë në mëngjes, por po kaq më pak dritë në mbrëmje. Kështu, të gjithë ato që e kanë qef gjumin këtë të dielë kanë fjetur një orë më shumë se zakonisht.

Kalimi nga ora verore në orën dimërore për herë të parë u vu re në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore dhe deri tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore. Ndryshimi i kohës u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se  zgjatet dita, dhe kursehet energjia elektrike, rritet produktiviteti dhe dita e punës bëhet më efikase.

Ndërkaq, Bashkimi Europian ka vendosur që nga viti i ardhshëm, të hiqet ndryshimi i detyrueshëm dhe vendet anëtare të zgjedhin mes orës verore e asaj dimërore./ABC