Lifestyle

Nga ushqimi te veshja, t’u demonstrosh që janë miqtë tanë më të mirë

Nuk është e re, por gjithmonë e më shumë po i mëshohet. Bëhet fjalë për “Pet humanization” tendenca për t’i konsideruar kafshët tona shtëpiake si anëtarë të familjes. Kjo nëse kujdesemi për ta si për të afërmit tanë, “ti veshim” si ne, t’u përgatisim produkte ushqimore të ngjashme apo nga ato që janë për përdorim njerëzor.

Sipas një raporti të “CPG Household” dhe “Pet Care”, shpenzimet për përkujdesjen e kafshëve shtëpiake në Evropë do të rriten me 28% deri në fund të vitit 2023, duke prekur shifrën rekord prej 203 miliardë dollarësh.

Tregu evropian pozicionohet i treti, pak pas Amerikës së Veriut me 281 miliardë dollarë dhe tregut aziatik që kryeson klasifikimin me 384 miliardë dollarë.

Ushqyerja është sigurisht një nga kategoritë ku personat e afeksionuar pas kafshëve, kryesisht qenëve, kushtojnë më shumë vëmendje. Konsumatorët marrin për katër putrakët e tyre ushqime më cilësore.

Moda për mikun tonë më të mirë

Së fundmi janë shumëfishuar kërkesat dhe propozimet për kafshët e shtëpisë nga shtëpi prestigjioze të modës. Valentino prezantoi një projekt special të emërtuar “Valentino Garavani Rockstud Pet” për të festuar bashkë me kafshët, duke personalizuar imazhin e tyre në çantën e dorës, falë stampimeve apo edhe portretizimeve nga dora e një piktori.

Ndërkohë përherë e më shumë, rrobaqepësi me emër po u japin hapësirë edhe miqve tanë me katër këmbë, duke krijuar veshje për ta, të përshtatura dhe kombinuara me ato të pronarit të tyre.