Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nga versioni i saj lidhur me debatin me Trixën e deri te komentet për banorët, Balina Bodinaku rrëfehet për TAR!

“Big Brother VIP” është në ditët e fundit dhe padyshim që kurioziteti nga dita në ditë po bëhet më i madh. Të gjithë që kanë qenë të përfshirë në këtë rrugëtim kanë patur një jehonë shumë të madhe duke i bërë të jenë pjesë e situatave nga më të ndryshmet. Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” kanë qenë dy emrat që janë komentuar aq shumë për opinionet e tyre dhe bëhet fjalë pikërisht për Balinda Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Balina ishte e ftuara e parë në studio dhe për herë të parë në një intervistë tregoi versionin e saj të historisë së debatit në rrjete sociale të shumëpërfolur me Beatrix Ramosaj.

Të them të drejtën, për qejf të shpirtit nuk do kisha folur fare. Është shumë absurde dhe shumë banale. E para punës komunikimi është i manipuluar, gjëra që janë hequr dhe janë shtuar. Kam patur një komunikim timin me dikë që njoh që pastaj ka qarkulluar dhe kur ka qarkulluar, ka qarkulluar me një emër tjetër ‘account’, me një shoqen time që rezultoi të ishte një ‘account’ fallso. E kisha ‘follow’,ishin dy accounte me të njëjtin emër. Nuk është se në veçanti kam mbështetur Trixën. Në rastin e Trixës, mua më është dukur shumë e padrejtë si është gjykuar nuk ka lidhje se ishte Trixa apo Donaldi. Jam kundër gjykimeve moraliste.

Si ka qenë për Balinën pozicioni i opinionistes në këtë eksperiencë të re si “BBV”?

Jo të gjithë e kuptojnë si duhet pozicionin e opinionistes. Nuk jemi për të vendosur drejtësi, por për të dhënë opinionin. Opinioni varet nga botëkuptimi, nga formimi i çdo individi. 

E ftuar në pjesën e dytë të programit ka qenë dhe Monika, e për herë të parë Balina na rrëfeu se aktorja është e vetmja banore me të cilën ka patur një komunikim para hyrjes në shtëpinë e ‘BBV’.

E vetmja që kam patur një lloj marrëdhënie ka qenë Monika nga banorët. Prisja një Monik si Monika që është tani. E prisja të qetë, të qeshur, shumë aktive dhe shumë mirë me të gjithë. Në një moment të caktuar se di çfarë i ndodhi. Ndoshta dhe nga ndryshimi, po ishte një Monik që nuk e njihja. Qa ai momenti kur u bë shakaja me Fifin dhe kur jashtë kishte goxha reagim ndaj asaj, mënyra si ishte parë ishte e atillë. Tani jam në gjendje ta kuptoj atë. Ja kam vënë në dukje dhe madje u mërzit me mua. Që kur hyri PM me Dagz, Monika ndryshoi komplet, kishe qejf ta shihje.

E së fundmi, Balina komentoi edhe finalen e madhe, duke treguar gjithashtu si e sheh dyshen e ‘rivalëve’, Donald- Ilir.

Pres një finale spektakolare, siç meriton ky ‘Big Brother’ ta ketë. Banorët morën një pauzë nga loja dhe filluan të tregonin anën e tyre më të mirë. Mes Ilirit dhe Donaldit ka një kimi dhe një vlerësim reciprok. Shikojnë te njëri- tjetri cilësi që i konsiderojnë.