Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Tech

Nis nga viti i ardhshëm, Apple njofton shërbimin e veçantë!

“Apple” ka njoftuar se për herë të parë, do t’i ofrojë mundësinë përdoruesve për të riparuar vetë pajisjen e tyre.

Programi “Riparim me Vetëshërbim” do të nisë në fillim të vitit 2022, fillimisht në Shtetet e Bashkuara.

“Apple” nuk i ka pëlqyer kurrë shërbimet e palëve të treta kur bëhet fjalë për riparimin e një pajisjeje të kompanisë. Pjesët e iPhone, iPad dhe Mac ndodhen kryesisht në një panel logjik, përdorin vida dhe ngjitës specialë ndaj procesi i riparimit është i vështirë për këdo që nuk është një teknik i certifikuar.

“Apple shprehet se faza e parë e programit do t’iu japë klientëve akses në pjesë origjinale dhe mjete për modulet që riparohen më shpesh, si ekrani i iPhone, bateria dhe kamera. Kompania thotë se riparime të mëtejshme do të jenë të disponueshme më vonë”, ka treguar kompania.

Nuk dihen ende detaje për çmimet e pjesëve, por është njoftuar se në vitin 2022 programi do të zgjerohet në më shumë pajisje e shtete.

Gjithashtu, në rastin e riparimeve të “paautorizuara”, kompania ka çaktivizuar disa funksione.

Në shtator, dyqane të pavarura riparimi njoftuan se identifikimi i fytyrës nuk funksiononte në iPhone 13 që iu ishte ndërruar ekrani, por fatmirësisht Apple hoqi dorë nga vendimi.