Aktualitet

Ngjarja e Elbasanit, lihet në burg Arbër Paplekaj, lirohen 10 të tjerët

Gjykata e Elbasanit vendosi sot masat e sigurisë për të gjithë të akuzuarit lidhur me ngjarjen e 21 prillit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare. Të ndaluar janë ish-oficeri i policisë, Arbër Paplekaj dhe 10 të tjerë për përplasjen me armë në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona, mes tyre një efektive policie. Paplekaj u la në burg, 10 të tjerët u liruan.

Më herët, prokuroria kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë Arjan Hoxhën dhe ish-policët, pjesëtarë të së ashtuquajturës Strukturë për Mbrojtjen e Votës, SMV pranë Partisë Demokratike.

1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
10.Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;