Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Dropull, merr flakë banesa, humbin jetën çifti i moshuar!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dropull të Gjirokastrës, ku si pasojë e flakëve në një banesë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.