Celebrities Gossip Showbiz

Ngjashmëria e Atalantës dhe Antonelës së ‘Për’puthen’ ju lë pa fjalë!

Kohët e fundit, ndërhyrjet kirurgjikale janë kthyer në diçka të zakonshme. Madje shohim shpesh që dhe vajza të reja në moshë, nuk ngurrojnë të marrin injektime plastike.

Ky lloj trendi po nxjerr nga ekzistenca gjithmonë edhe më shumë natyralitetin. Ndërsa kur flasim për vajzat e ekranit, ndoshta është ky i fundit që i detyron në një farë mënyre që të ndryshojnë pamjen.

Jemi mësuar tashmë të shohim vajza që kanë bërë buzët njëlloj, vetullat, mollëzat, qerpikët, lente kontakti, flokët ekstejshën apo dhe ndërhyrje të tjera në trup, por padashur nuk po kuptojnë se po bëhen kopja e dikjt tjetër dhe kështu vjen zinxhir.

Duke marrë shkas nga këto ndryshime ‘të frikshme’ ne konstatuam se dy vajza të të njëjtit ekran kanë arritur të duken njëlloj.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Atalanta Kërçyku, ish-konkurrentja e ‘She is on Top’, e cila tashmë është pjesë e programit “Procesi Sportiv’ dhe konkurrenten e ‘Për’puthen’, Antonela Berishaj në Top Channel.

Të dyja vajzat kanë një mgjashmëri të tepërt, duket sikur kanë po të njëjtën fytyrë, por pa lënë pas edhe dukjen fizike, po ashtu edhe modelin e flokëve.

Në galerinë e mëposhtme janë fotografitë e Atalantës dhe Antonelës.