Politikë

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadorja Yuri Kim: “Mjaft me lojëra!”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka ashpërsuar tonet ndaj politikanëve shqiptarë, pas thirrjeve të vazhdueshme për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese. “Mjaft me lojëra!”. Kështu u shpreh Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara. Yuri Kim thotë se “nuk ka pse të priten zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. “Ka ardhur koha e duhur që të ngrihet Gjykata Kushtetuese”,-shkruan Kim në rrjetet sociale.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë.”-ka thënë Kim.