Aktualitet

Nick Cannon ndan me ndjekësit lajmin e trishtë për humbjen e të birit!

Aktori dhe reperi i njohur amerikan, Nick Cannon ka ndarë lajmi e hidhur me ndjekësit e tij. Ai ka njoftuar se fëmija i tij më i vogël ka ndërruar jetë nga një tumor në tru. Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ka ndërruar jetë.

Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt. 41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij dhe të dielën ata bënë një udhëtim ku Nick mbajti në krah Zen për herë të fundit.

Nick tha se kur Zen ishte rreth 2 muajsh, filloi t’i zhvillohej atë që ata mendonin se ishte një problem i sinusit dhe ata vunë re se koka e tij dukej e madhe. Mjekët thanë se lëngu kishte filluar të grumbullohej në kokën e tij, për të zbuluar më pas se ishte tumor, i cili kërkonte operacion të menjëhershëm.

Zen ishte fëmija i 7-të i Nick, i lindur në fillim të këtij viti me modelen, Alyssa Scott. Zen erdhi vetëm disa javë pasi ai ishte bërë me binjakë me një grua tjetër, të quajtur Abby De La Rosa. Dhjetorin e kaluar, Cannon dhe modelja Brittany Bell mirëpritën vajzën Powerful Queen. Dyshja janë gjithashtu prindër të djalit 4-vjeçar, Golden. Nick ka binjakë edhe me këngëtaren e famshme Mariah Carey, djalin e quajtur Moroccan dhe vajzën Monroe, 10 vjeç.