Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Nicole Kidman na prezanton me rutinën e saj të mbrëmjes për kujdesin ndaj lëkurës!

Aktorja e njohur Nicole Kidman së fundmi ka zbuluar për fansat sekretet e saj të bukurisë. Në një video për Harper’s Bazaar, aktorja ndau rutinën e saj të mbrëmjes për kujdesin ndaj lëkurës. Sipas saj, hapi i parë dhe më themelor i çdo rutine bukurie është pastrimi.

Siç shfaqet në video, ajo heq grimin duke përdorur pastruesin e preferuar të fytyrës ndërsa masazhon të gjithë fytyrën dhe në fund, pasi lan fytyrën, përdor një leckë të thatë. Ndërkaq, ju njohim me 5 zakonet e Kidman të cilat i aplikon gjithmonë përpara gjumit:

1.Heqja e make-up-it.

2.Vaj për fytyrën kundër rrudhave.

3.Vaj flokësh për t’i mbajtur kaçurrelat e saj të hidratuara dhe të shëndetshme.

4.Parfumi i saj.

5.Kremi i këmbëve.

Për më shumë shikoni videon ilustruese të super yllit të Hollywood-it. 

 

Rikujtojmë se martesa 15-vjeçare e aktores së njohur Nicole Kidman dhe bashkëshortit të saj, muzikantit Keith Urban ka një sekret të jetëgjatësisë, i cili mund të jetë edhe fakti që Keith di ta ndajë jetën personale nga ajo profesionale. Në një epsiod të “Daily Pop”, aktorja rrëfeu se partneri nuk e ka aspak problem kur asaj i duhet të interpretojë në një skenë seksi para kamerës.

Ndërkaq, dy dekada pasi Nicole Kidman dhe ish-partneri i saj Tom Cruise njoftuan se po vazhdonin rrugët e tyre të ndara, aktorja po reflekton mbi vëmendjen e mediave me të cilën u përballën gjatë rrugës. Kanë kaluar 20 vjet që kur Nicole Kidman dhe Tom Cruise u divorcuan, por magjepsja mbi çiftin e dikurshëm vazhdon.

Ishte në shkurt të vitit 2001 kur përfaqësuesi i çiftit njoftoi “ndarjen e tyre miqësore” pas 10 vitesh martesë. Sa i përket arsyes, deklarata fajësoi “vështirësitë e qenësishme në karriera divergjente që i mbanin ata vazhdimisht të ndarë”.