Celebrities Film & Tv Showbiz

Nicole Kidman zbulon një detaj që nuk e paskemi ditur fare…

Nicole Kidman është një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it, pasi ka fituar mbi miliona zemra fansash me performancat e saj mahnitëse dhe ka arritur suksesin e madh pa përfunduar as shkollën e mesme. Gjatë paraqitjes së saj në “KIIS FM”, aktorja 54-vjeçare foli me prezantuesin Kyle Sandilands për të reflektuar mbi karrierën e saj të jashtëzakonshme.

Ndërsa fliste për vështirësitë e saj të hershme në karrierë, Kidman zbuloi se nuk i vazhdoi kurrë studimet pas klasës së 11-të. Ajo u shpreh:

Unë nuk e kam atë që duhet për të qenë aktore. Nuk kam tru, as vitin e 10-të nuk e kam mbaruar, nuk mund t’i marr gjithë ato mbeturina. Unë nuk e mbarova vitin e 11-të dhe arrita disi atje, a lejohet ta themi këtë?

Ajo gjithashtu befasoi fansat kur tha se bashkëshorti i saj Keith Urban gjithashtu nuk e mbaroi vitin e 10-të.

Nuk mendoj se Keith e përfundoi as vitin e 10-të. Por ne nuk duhet ta themi kaq hapur në publik, nuk është një promovim i mirë.

Ylli i “Undoing” zbuloi gjithashtu se një nga punët e saj të para ishte si punonjëse në Teatrin Capitol të Sidneit. Kidman së fundmi ka zbuluar se ngjyra e saj e zbehtë e lëkurës, ka ndikuar gjithashtu edhe në faktin që ajo zgjodhi profesionin e saj. Nicole njihet për ngjyrën e saj prej porcelani.

Por si një fëmijë që rritej në Australinë përvëluese, ajo shpesh detyrohej të qëndronte në shtëpi, brenda, ndërsa fëmijët e tjerë luanin në plazh nën diellin e mesditës. Shmangia e djegies nga dielli bëri që 54-vjeçarja të krijonte argëtimin e saj, që përfshinte aktrimin e dramave të shkrimtarit rus Anton Chekhov.

Kam luajtur çdo rol të Chekhov, në dhomën time të gjumit, në të gjitha orët e ndryshme, ditën apo natën. Nuk e dija se kjo do të më çonte në profesionin tim.