Showbiz

Nicole Scherzinger tregon ushtrimet idele për një trup të bukur në kushte shtëpie

Këngëtajra Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj Thom Evans kanë nisur të publikojnë në llogaritë e tyre në Instagram disa ushtrime që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi.

Dyshja e njohur, të cilët e kanë shndërruar shtëpinë e tyre në Los Angeles në një palestër të madhe, stërviten së bashku thuajse çdo ditë.

Nicole herë pas here publikon foto të rezultateve në palestër dhe thekson se një regjim i mirë është çelësi i suksesit.

Bukuroshja 42-vjeçarje ka forma perfekte trupore për të cilat sigurisht që është shumë krenare.