Nik Xhelilaj zbulon arsyen pse i ati nuk i ka folur për 6 muaj dhe të rejat nga karriera e tij
Pardon My French • 19:59 17/12/2020
Nik Xhelilaj, le ta themi që është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë, i cili tashmë është i famshëm edhe në kinematografinë ndërkombëtare. I ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ me Jonidën dhe Kevin, Nik Xhelilaj qëndroi disa minuta për të treguar në Top Albania Radio më shumë rreth jetës së tij në të shkuarën dhe të tashmen. Xhelilaj që në hyrje të programit përmend faktin se ndihet më rehat në një intervistë në radio dhe ju kërkon ndjesë të gjithëve atyre që nuk iu është përgjigjur, por nuk do të thotë se është ‘mendjemadh’. Jonida Aliçkolli gjatë intervistës e kthen pas në kohë duke e pyetur: Të rritesh nga prindër ushtarakë dhe të drejtohesh tek arti duhet të jetë tregues i marrëdhënies shumë të mirë mes prindërve dhe a të kanë mbështetur?

“Po po shumë e mirë… urdhër dhe çfarë urdhri! (qesh…) Unë nuk e di, por edhe kur flasim me shokët, më duket e çuditshme kur shikoj marrëdhëniet e sotshme edhe jashtë, jo vetëm në Shqipëri, i trajtojnë më tepër si shokë që është shumë e drejtë mendoj unë, ne s’kemi pasur marrëdhënie komunikative në atë drejtim, kanë qenë më striktë… në marrëdhënie me punën, me oraret etj.”

Nik, përpara se të zgjidhje t’i përkushtoheshe artit ti ke qenë në një shkollë ushtarake në Turqi, si e mban mend si eksperiencë?
“Kam qenë 14 -vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rrjesht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll.”
Ke ndonjë projekt në Gjermani së shpejti?
"Projekti më i ri do të jetë një serial gjerman, do të jetë një rol episodik, i cili titullohet “We Children From Bahnhof Zoo”. I frymëzuar nga libri me të njëjtin emer i  vitit 1978, i cili është përshtatur edhe më parë në film. Në këtë projekt nuk do të kem rolin e protagonistit, por do të jem në çdo seri. Seriali del në mars, në Amazon Prime."
Nga romanca Romeo-Arta e deri tek shtatzënia e Dafinës, zbuloni teoritë konspirative të javës!
Pardon My French 18:08 21/03/2024
Denoncimi dhe terapia si zgjidhje kundrejt ngacmimit seksual në punë!
Pardon My French 18:05 21/03/2024
Si ta kuptojmë nëse jemi viktimë e ngacmimit seksual në punë!
Pardon My French 18:04 21/03/2024
Psikologe Puci komenton deklaratën e Eglës, Rozës dhe Julias!
Pardon My French 18:04 21/03/2024
Amerikani shokohet nga ngacmimi seksual në vendin e punës në Shqipëri!
Pardon My French 18:03 21/03/2024
Pas rrëfimeve në BBV, psikologia analizon dallimin mes komplimentit dhe ngacmimit seksual në punë!
Pardon My French 18:00 21/03/2024
Einxhel Shkira: “Më shumë kimi ka Ilnisa me Meritonin se Heidi me Romeon”!
Pardon My French 23:16 14/03/2024