Celebrities Live From Tirana

Niko Komani: “Nuk m’i pëlqejnë veshët, por mua…”

Sot i ftuar në emisionin Live from Tirana ka qenë i ftuar Niko Komani. Në lidhje me angazhimet e tij më të reja ai ka treguar se së fundmi po merret me veshjet e Fatma Haxhialiu-t në emsionin e saj dhe më pas ka treguar ekskluzivisht për TAR se do të shkojë tek Tuna pasi do të merren me projektin e saj më të ri që është albumi. Stlisti i njohur ka folur gjithashtu edhe në lidhje me temën e trajtimit të fytyrës, rutinës që ai përdor dhe ka dhënë edhe sugjerimet e tij për adoleshentët dhe të rinjtë që duan pse jo të kujdesen për lëkurën e tyre por edhe që të kryejnë ndërhyrje.

Në lidhje me ligjin që ka miratuar Anglia që nuk lejohen që personat që janë nën 18 vjeç të kryejnë ndërhyrje, Niko është shprehur se:

Jam pro, duke qenë se çdo individ në moshën 20 apo 20 e pak rritet, pra fytyra e tij ndryshon, ka shancin që difekti i tij t’i rregullohet apo edhe t’i përkeqësohet por domethënë çdokush mendoj që duhet të presi ti vijë mosha e duhur. Tani unë shikoj në Shqipëri që janë edhe 15-vjeçare dhe 16-vjeçare që kryerjnë operacione plastike, bëjnë hundën, bëjnë filler-s më shumë. Duke qenë se krahasohet le të themi ndërhyrja më e lehtë po më duket absurde mosha, shumë herët dhe të gjitha janë bërë kshu ekzotike dhe nuk arrij dot të shikoj bukurinë natyrale të paktën tek vajzat e reja.

E ke vuajtur ndonjëherë në adoleshencën tënde që pse nuk ke një tipar më të vogël, apo që një tipar nuk është ashtu siç do të doje ti të ishte në trupin tend?

Mund ta them, hunda ime është pak e shtrembër sepse ka devijuar nga syzet që unë kam mbajtur që në moshë të vogël mbase edhe veshët e mi disa nuk i pëlqejnë, mua më pëlqejnë sepse janë karakteristikë me fytyrën time. Kam patur komente, gjatë adoleshencës më shumë por duke u rritur ke më shumë vetëbesim dhe nuk të intereson opinioni i tjetrit. Por jo nuk jam ndjerë keq.

Ai ka vijuar duke thënë se:

Unë jam super pro vitet e fundit për operacionet, ndërhyrjet dhe gjithçka sepse për secilin është trupi i vet dhe nga momenti që nuk abuzon në look në pamje nuk më intereson mua sa i bën, ama do të doja që të gjithë të përjetonim difektet, aknet, gjithçka dhe të mos shtyhen tek këto gjërat që t’i eleiminojnë sa më shpejt. Të shijojnë çdo difekt dhe të shijojnë gjithçka, çdo etapë.

Si funksionon i gjithë procesi yt estetik?

Jam mirënjohës sepse kam gentikë goxha të mirë domethënë nga prindërit e mi. Lëkura imë nuk ka pasur kurrë probleme me aknet me gjëra por për të vazhduar për ta patur njësoj, për të qenë sa më shumë i kuruar, sa më shumë i freksët dhe i ri ndër vite mendoj se kjo rutina ia ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar edhe teksturën e lëkurës, ka ndryshuar totalisht look-un tim akoma dhe në fotot selfie. Unë arrij ta dalloj ndryshimin dhe të dalloj diferencimin nga dikur me tani. Lëkura ime duket më e pastër që në mëngjes.

Trajtimi estetik sa i përket kremrave dhe produkteve të ndryshme të kësaj natytre në çfarë moshe mendon se mund të sugjerohen?

Unë mendoj që SPF duhet vënë që në moshë të vogël. SPF duhet të vendosen që nga mosha që njeriu ndjen kënaqësi të kujdeset për veten dhe mendoj që SPF duhen vendosur që në mëngjes dhe deri pasdite. Mendoj që duhet të jetë kremi i vetëm për adoleshentët dhe të rinjtë.