Celebrities Fashion Live From Tirana

Niko Komani tregon ‘sekretet’ që bëjnë të dallueshme veshjet origjinale nga ato të imituara!

Niko Komani, një nga stilistët më të talentuar të brezit të ri ishte i ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”. Sigurisht, Niko nuk mund të mungojë kur flitet për stil, për modë e për veshje. Ai diskutoi mbi një temë mjaft interesante, për veshjet origjinale dhe ato të imituara.

Niko ngulmon që njerëzit nuk duhet të blejnë gjëra të imituara. Edhe pse është e kuptueshme sipas tij, që shumë janë ata që nuk e kanë mundësinë të blejnë veshje origjinale. Por megjithatë, njerëzit duhet të bëjnë blerje të zgjuara.

Stilisti dha edhe disa këshilla se si ju mund të dalloni një veshje origjinale nga një e imituar. Ai tha se një veshje origjinale nuk vjen kurrë me një paketim të thjeshtë apo të lirë. Por, ato vijnë me kuti, të paketuara mirë.

Veç paketimit, duhet të shihni me vëmendje logot, printet e etiketave, të qepurat. Etiketat e veshjeve origjinale, gjithashtu, të tregojnë çfarë materiali është veshja, dhe si mund ta lash atë.