Sociale

Nikolla: Nxënësit, jo në fushatën zgjedhore

Asnjë nxënës nuk do të përfshihet në fushatë zgjedhore. Këtë e deklaroi Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ajo theksoi sot se fokusi i punës së shkollave e drejtuesve të arsimit është vetëm përmbyllja me sukses dhe realizimi i objektivave shkollore. Nikolla bëri thirrje për denoncimin e çdo subjekti apo individi që bën presion për të përfshirë nxënësit apo mësuesit në fushata elektorale.