Celebrities Music Pardon My French

Nilsa Hysi flet për bashkëpunimin me artistin e huaj, eksperiencën në “The Voice of Albania”, e shumë të tjera në TAR!

E ftuar në episodin e sotëm në “Pardon My French” ishte Nilsa Hysi në një intervistë në TAR, ku foli për muzikën, angazhimin me rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ajo foli gjithashtu edhe për bashkëpunimin me Alo The One në këngën “Mæmen”.

Më pëlqeu shumë. Kur ia pashë profilin edhe pashë dy punimet e tij, e kyça në tru që këtë djalin dua ta kem pjesë në ndonjë projektin timin.

Por cilat janë planet e afërta të Nilsës në muzikë?!

Po punoj vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor këngëtar. Është projekt solo. Për momentin jam duke punuar për një projekt veror.

Më tej, Nilsa foli për emocionin që i jep të kënduarit live.

Sado të bukura të jenë klipet, live-t janë tjetër emocion.

Po nëse do të bënte një dasmë, kë artist do të dëshironte Nilsa?! Emrat na i thotë ajo në “Pardon My French”.

Aurela Gaçe, Vasko Curri, Poni ose Mariola Kaçani.

Nilsa gjithashtu u shpreh për marrëdhënien e saj me rrjetet sociale dhe sa e vërtetë është ajo në to.

Ashtu jam. Si në rrjete sociale. Nuk kam vendosur ndonjë maskë. Kur jam e mërzitur nuk postoj.

Nilsa foli gjithashtu edhe për eksperiencën e saj në “The Voice of Albania” dhe përshkroi emocionet dhe kujtimet e saj.

Unë kam dashur të shkoj në “The Voice of Albania” një vit më përpara, por isha maturante atë vit. Kur shkova në vit të parë në universitet, shkova. Nuk e prisja të isha në audicionet, të kaloja. Nuk ma priti mendja, jo që do ktheheshin. Nuk do kisha bërë ndryshe. Ishte tamam katapult për mua. Mendoj se nuk do të kisha bërë gjithë ato kontakte, ose do t’i kisha arritur më vonë.