Sport

Nis ceremonia për “Topin e Artë”, Messi shkëlqen në tapetin e kuq me familjen e tij!

Lionel Messi  ka mbërritur në tapetin e kuq në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.  Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo e cila shkëlqen me një fustan gold, si edhe tre djemtë e tij Mateo, Thiago dhe Ciro.

Ndërkohë sa i përket listës, janë zbuluar 13 kandidatët e parë nga fundi, nisur nga votat e gazetarëve që kanë marrë pjesë në votim. Luka Modriç është renditur vetëm i fundit këtë vit, duke marrë si sukses vetëm pjesëmarrjen në top 30-she.

Një pozicion qesharak për Nejmar që ka zënë vetëm vendin e 16-të, shumë larg pritshmërive për një nga pretendentët më të fortë ndër vite.

Ndërsa dy lojtarët e Interit janë ‘’djegur’’, Nikolo Barela (26) dhe Lautaro Martinez (21) bashkuar dhe Simon Kjaer që është renditur në vendin e 18-të. Ndërkohë jo keq ka bërë Romelu Lukaku që ka zënë vendin e 12-të në një listë mes shumë yjesh botëror.

Fill pas belgut, vjen sulmuesi i momentit Erling Haland që shikohet si një potencial i madh për ”Topin e Artë” në të ardhmen.

Ndërkohë këta janë 10 emrat e mbetur nga lista, ku njëri prej tyre do të triumfojë për çmimin e madh: Zhorzhinjo (Çelsi), Donaruma (PSG), Levandovski (Bajern Mynih), De Bryjne (Mançester Siti), Kante (Çelsi), Mesi (Barcelona/ PSG), Kristiano Ronaldo (Juventus/ Mançester Junajtid), Benzema (Real Madrid), Mbappé (Francë, PSG) dhe Muhamed Salah (Liverpul)

Klasifikimi në kohë reale:

29) Cesar Azpilicueta, Chelsea; Luka Modric, Real Madrid

26) Nicolò Barella, Inter; Ruben Dias, Manchester City; Gerard Moreno, Villarreal

25) Phil Foden, Manchester City

24) Pedri, Barcellona

23) Harry Kane, Tottenham

21) Lautaro Martinez, Inter; Bruno Fernandes, Manchester United

20) Riyad Mahrez, Manchester City

19) Mason Mount, Chelsea

18) Simon Kjaer, Milan

17) Luis Suarez, Atletico Madrid

16) Neymar, Paris Saint Germain

15) Raheem Sterling, Manchester City

14) Leonardo Bonucci, Juventus

13) Giorgio Chiellini, Juventus

12) Romelu Lukaku, Inter/Chelsea

11) Erling Haaland, Borussia Dortmund

Vijon …