Aktualitet Sport

Nis hyrja e tifozëve në stadium, situata paraqitet e qetë!

Futja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania” ka nisur.

Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që do të përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.

Mbështetësit e dy skuadrave janë nisur për në stadium, ku kanë filluar edhe hyrjet e para. Akomodimi i tyre në stadium ka nisur tre orë para ndeshjes në mënyrë që kur të nisë ndeshja të gjithë të kenë zënë vendet e tyre.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00 ku pritet të ketë një lojë të fortë.