Aktualitet Politikë

Nis protesta e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës!

Protesta e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës ka nisur pak para orës 18:00.

Qytetarët u grumbulluan, por pjesëmarrja është e ulët.

Ilir Meta dhe drejtuesit kryesore të kësaj force politike kanë mbërritur ndërsa protesta nisi zyrtarisht.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë sot, në mënyrë që të mos vajtojnë vitin e ardhshëm për shpopullimin masiv.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se tubimet tjera do të jenë për skemat e tjera të mashtrimit, krimit dhe grabitjes.